​Biden uron Starmer për fitoren dërmuese në zgjedhjet britanike

Bota

​Biden uron Starmer për fitoren dërmuese në zgjedhjet britanike

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 20:59
Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi të premten kryeministrin e ri britanik Keir Starmer për ta uruar për fitoren bindëse të partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme të kësaj jave.

“Presidenti mezi pret të mirëpresë kryeministrin Starmer në Samitin e Uashingtonit javën e ardhshme për të festuar 75-vjetorin e NATO-s”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, duke iu referuar një samiti tre-ditor që fillon të martën.

Biden dhe Starmer riafirmuan "marrëdhëniet speciale" midis dy vendeve dhe presidenti i SHBA-së tha se ai "pret me padurim të punojë ngushtë me kryeministrin Starmer në gamën e plotë të çështjeve kritike".

Në zgjedhjet e së enjtes, Partia Laburiste e Starmer fitoi 412 nga 650 ulëset në Parlament, derisa Partia Konservatore, e cila drejtoi vendin për 14 vjet, ka humbur 250 mandate, nga 471 në 121, me 23.7% të votave. /AA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat