Banorët e kryeqytetit ukrainas po vazhdojnë të sjellin ujë dhe ushqim në zonat e bombarduara nga rusët – në veçanti në afërsi të spitalit Okhmatdyt.
Qytetarët e Kievit iu përgjigjen thirrjeve në rrjetet sociale për ndihmë të viktimave që u sulmuan me raketa nga rusët, dhe po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit të personave që mund të kenë mbetur të ngujuar nën rrënoja.
Gjithashtu sasi e madhe e ujit dhe ushqimit është dërguar në zonat e prekura nga bombardimet ruse.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar për hakmarrje, dhe ka kërkuar që Rusia të vihet para drejtësisë për krimet e kryera mbi civilët ukrainas.
Janë publikuar edhe pamjet amatore, ku shihen raketat ruse duke goditur spitalin e fëmijëve ku humbën jetën dhjetëra pacientë dhe shumë tjerë u plagosën.