Dronët kamikazë të ukrainasve hedhin në erë depot e municioneve të rusëve

Bota

Dronët kamikazë të ukrainasve hedhin në erë depot e municioneve të rusëve

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 23:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë të dielës mbrëma, dronët ukrainas kanë goditur depot e municionit të ushtrisë së Vladimir Putinit thellë në territorin rus.

Ishin pjesëtarët e inteligjencës ukrainase, që konfirmuan sulmin e kryer mbi depot e municionit në fshatin Serhiivka në rajonin e Voronezhit.

Ky fshat shtrihet përgjatë vijës kufitare në verilindje të Ukrainës, që e kishte pushtuar Rusia në fillim të vitit 2022.

Një video amatore shfaq dronët kamikazë duke fluturuar në një zonë malore, dhe momentin kur përplasen dhe ngritet në qiell tymi i zi si dhe dëgjohen shpërthimet e fuqishme.

Deri më tani nuk raportohet për të vrarë apo të plagosur, ndërsa banorët e fshatit të qarkut Podgorensky janë evakuuar nga autoritetet e sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat