Gjykata e Moskës urdhëroi arrestimin në mungesë të Yulia Navalnaya

Bota

Gjykata e Moskës urdhëroi arrestimin në mungesë të Yulia Navalnaya

Nga: A.SH Më: 9 korrik 2024 Në ora: 18:14
Yulia Navalnaya

Një gjykatë në Moskë urdhëroi më 9 korrik arrestimin në mungesë të Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, me akuzën e "pjesëmarrjes në një organizatë ekstremiste".

Gjykata tha se “ka miratuar kërkesën e hetuesve dhe ka vendosur masën parandaluese në formën e paraburgimit për dy muaj”. Navalnaya aktualisht jeton jashtë Rusisë, por do të përballet me burg nëse kthehet.

Pas vdekjes së burrit të saj në një koloni burgu ruse pas Rrethit Arktik në shkurt, Navalnaya hyri më shumë në qendër të vëmendjes së publikut. Ajo ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e bashkëshortit të saj dhe është zotuar të vazhdojë punën e Navalny.

Para vdekjes së tij, një gjykatë në Moskë e kishte dënuar Navalny-n me 19 vite të tjera burg në gusht 2023 pasi u dënua për "krijimin e një komuniteti ekstremist", përkatësisht Fondacionin Kundër Korrupsionit.

BE, SHBA dhe Britania e Madhe kritikuan dënimin e gjykatës, duke thënë se ishte i motivuar politikisht dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të Navalny.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat