Nuk ka marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën

Bota

Nuk ka marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës përsëriti se një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të arrihet me pjesëmarrjen e Kievit.

Ky reagim erdh pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban zhvilloi bisedime për një marrëveshje të mundshme paqeje me presidentin rus, Vladimir Putin, duke zemëruar disa liderë të Bashkimit Evropian.

Lexo po ashtuStrategjia e vetme e Putinit është të shkatërrojë Ukrainën, thotë eksperti polak

Ky ishte takimi i parë i një lideri të BE-së me Putinin në Moskë që nga prilli i vitit 2022.

“Pozicioni ynë – nuk ka marrëveshje për Ukrainën, pa Ukrainën”, tha Dmytro Kuleba, raporton skynews.

Dje, Ministria e Jashtme e Ukrainës lëshoi një deklaratë duke thënë se politika e tyre “mbetet e palëkundur” dhe ata u bënë thirrje “të gjitha shteteve ta respektojnë atë rreptësisht”.

Orban ka kundërshtuar fuqishëm dërgimin e armatimit perëndimor në Kiev dhe sanksionimin e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

“Ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe të presim që lufta të përfundojë mrekullisht”, shkroi ai në X.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat