Menduan se shkatërruan sistemet raketore amerikane, ukrainasit tallen me rusët – doli të ishin maketa të Patriot

Bota

Menduan se shkatërruan sistemet raketore amerikane, ukrainasit tallen me rusët – doli të ishin maketa të Patriot

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Rusët pretendonin se ka arritur t’ia shkatërrojë ukrainasve dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore Patriot, të cilat ia ka dhuruar SHBA.

Por nga Kievi është bërë se “viktima” të sulmeve ajrore, ishin disa maketa të këtij sistemi raketor të mbrojtjes kundërajrore.

Patriot është arma më e shtrenjtë që Washingtoni ia ka dhënë deri më tani Kievit, me qëllim që të mund të mbrohet nga agresioni rus.

Mikola Oleshchuk, komandant i ushtrisë ukrainase e ka shpërndarë videon në rrjetet sociale të sulmit rus, dhe ka bërë të ditur se forcat ukrainase kanë kryer me sukses misionin.

Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit arrijnë t’i mashtrojnë rusët me veprime të tilla.

Madje raketat e lëshuara nga rusët i kanë kushtuar shtrenjtë Kremlinit – kurse rezultatet thjesht ishin zero. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat