Zëdhënësi i Kremlinit për sulmin ndaj Trumpit: Ka qenë e qartë se jeta e tij ishte në rrezik

Bota

Zëdhënësi i Kremlinit për sulmin ndaj Trumpit: Ka qenë e qartë se jeta e tij ishte në rrezik

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 13:43
Dimitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka folur para gazetarëve për atentatin ndaj kandidatit për president të ShBA-ve, Donald Trump.

Peskov u shpreh se pas përpjekjeve të shumta për të hequr Trumpin nga arena politike, ka qenë e qartë se jeta e tij ishte në rrezik.

“Ne nuk besojmë se përpjekja për të eliminuar dhe vrarë Trumpin është organizuar nga autoritetet aktuale. Por atmosfera rreth kandidatit Trump… provokoi atë që Amerika po përballet sot”, tha Peskov para gazetarëve.

“Pas përpjekjeve të shumta për të hequr Trumpin nga arena politike – duke përdorur mjetet e para ligjore, gjykatat, prokurorët, përpjekjet për të diskredituar politikisht dhe kompromentuar kandidatin – ishte e qartë për të gjithë vëzhguesit e jashtëm se jeta e tij ishte në rrezik”.

Agjencia e lajmeve Tass raportoi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk planifikon të telefonojë menjëherë Trumpin për të shtënat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat