Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se sot kanë nisur një stërvitje të përbashkët ushtarake me ushtrinë amerikane “Eagle partner 2024”.
Stërvitja filloi në kampin e Akademisë Ushtarake Vazgen Sargsyan dhe në hapjen zyrtare morën pjesë ministri i Mbrojtjes i Armenisë, Suren Papikyan dhe ambasadorja e SHBA-së në Armeni, Kristina Kvien.
"Unë e vlerësoj shumë punën e ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë dhe Gardës Kombëtare të Kansasit, e cila ka qenë partnere e Armenisë për më shumë se 20 vjet. Falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në planifikimin efikas të kësaj stërvitjeje, e cila synon të rrisë ndërveprimin midis njësitë që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare në kuadër të operacionit paqeruajtës”, tha Papikyan.
Stërvitja në Armeni do të zgjasë deri më 24 korrik dhe ajo do të fokusohet në detyrat e stabilizimit ndërmjet palëve në konflikt gjatë misionit paqeruajtës.