Izraeli miratoi rezolutën që kundërshton krijimin e një shteti palestinez, BE-ja shpreh keqardhje

Bota

Izraeli miratoi rezolutën që kundërshton krijimin e një shteti palestinez, BE-ja shpreh keqardhje

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian, shprehi keqardhje pasi legjislatura njëdhomëshe e Izraelit e quajtur “Knesset”, të enjten miratoi rezolutën që kundërshton krijimin e një shteti palestinez, edhe nëse është pjesë e një marrëveshjeje të negociuar me Izraelin.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, tha se ekziston një konsensus i fortë në komunitetin ndërkombëtar se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme që do të sjellë paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme është zgjidhja me dy shtete.

“BE-ja përsërit angazhimin e saj të palëkundur për paqe të qëndrueshme në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke përfshirë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 2735, 2728, 2720 dhe 2712, mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete. Palestinezët dhe izraelitët kanë të drejtë të barabartë për të jetuar në siguri, dinjitet dhe paqe”, shkroi ai.

“Në përputhje me qëndrimin e saj të përbashkët të kahershëm dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, BE-ja nuk do të njohë ndryshimet në kufijtë e vitit 1967, nëse nuk bien dakord nga palët”, tha tutje Borrelli.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë drejt ringjalljes së një procesi politik për këtë qëllim”.

“Një rrugë e besueshme drejt shtetësisë palestineze është një komponent thelbësor i këtij procesi politik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat