​MiG-t rusë “kapin” bombarduesit amerikanë

Bota

​MiG-t rusë “kapin” bombarduesit amerikanë

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Avionët luftarakë rusë penguan dy bombardues strategjikë amerikanë të kalonin kufirin shtetëror në Detin Barent.

Pas zbulimit të objektivave ajrore që po i afroheshin kufirit rus, ushtria ngriti avionët luftarakë MiG-29 dhe MiG-31, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

MiG-t identifikuan dy bombardues strategjikë amerikanë B-52H, të cilët më pas rregulluan kursin e tyre dhe u larguan, thuhet në deklaratë.

Rusia ka parë incidente të ngjashme në të kaluarën kur avionët e saj “u takuan” me avionë ushtarakë nga vendet anëtare të NATO-s që fluturonin afër kufijve të saj në kohën e tensioneve të larta shkaku i luftës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat