​Wiley Post, aviatori që bëri fluturimin e parë vetëm rreth botës

Bota

​Wiley Post, aviatori që bëri fluturimin e parë vetëm rreth botës

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Aviatori amerikan Wiley Post më 22 korrik 1933, përmbushi fluturimin e parë vetëm rreth botës.

Fluturimi në avionin me një motor mbuloi një itinerar prej 25 mijë kilometrash dhe zgjati 7 ditë, 18 orë dhe 45 minuta.

Historiani i aeronautikës Robert van der Linden, thotë se gjatësia e fluturimit të Post nuk ishte e vetmja arritje

Më e rëndësishmja, të paktën e parë nga këndvështrimi ynë, ishte aftësia e tij për të përdorur aparaturat në avion, veçanërisht, drejtuesin automatik, si dhe pajisjen radiofonike për orientim, e cila e ndihmonte shumë në drejtimin e avionit. Pa dyshim, përdorimi i drejtuesit automatik ia lehtësonte së tepërmi punën gjatë fluturimit”.

Wiley Post humbi jetën në një përplasje avioni pranë Barrow, Alaska, më 15 gusht 1935. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat