Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, iu përgjigj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili më parë kërcënoi se nëse do të ishte e nevojshme, Turqia do të pushtonte Izraelin.
Ministri i Jashtëm i Izraelit ka postuar foton e presidentit turk dhe ish-presidentit irakian të Irakut, Sadam Husein, duke thënë se ai po ecën në gjurmët e tij.
“Erdogan po ndjek hapat e Sadam Huseinit dhe kërcënon të sulmojë Izraelin.
Vetëm le të kujtojë se çfarë ndodhi atje dhe si përfundoi”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social X.