Dënohet me burgim të përjetshëm predikuesi islam britanik, Anjem Choudary

Bota

Dënohet me burgim të përjetshëm predikuesi islam britanik, Anjem Choudary

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 16:02
Anjem Choudary

Predikuesi radikal islam britanik, Anjem Choudary u dënua të martën me burgim të përjetshëm për drejtim të një organizate terroriste.

Siç raporton Reuters, Choudary, 57 vjeç, u dënua javën e kaluar për drejtimin e “al-Muhajiroun”, që është ndaluar si organizatë terroriste para më shumë se një dekade, dhe për nxitje të të tjerëve për ta mbështetur këtë grup.

“Organizatat si e juaja e normalizojnë dhunën në mbështetje të një kauze ideologjike” – i tha Choudaryt gjykatësi Mark Wall në një gjykatë në Londër.

“Ekzistenca e tyre ua jep individëve që janë anëtarë të tyre kurajon për të kryer akte që në të kundërtën mund të mos i bëjnë. Ata fusin pyka mes njerëzve që në të kundërtën do të mundnin dhe do të jetonin së bashku në bashkekzistencë paqësore” – shtoi gjykatësi britanik.

Wall i shqiptoi Choudaryt dënim me burgim të përjetshëm me më së paku 28 vjet vuajtje të dënimit pa të drejtë për të kërkuar lehtësim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat