Zëvendëssekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh, tha se sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, foli me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant.
Ata folën “për përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit të Hizballahut libanez më 27 korrik ndaj Izraelit, i cili vrau dymbëdhjetë civilë të pafajshëm, kryesisht fëmijë. Ata diskutuan kërcënimet ndaj Izraelit të paraqitura nga një sërë grupesh terroriste të mbështetura nga Irani, duke përfshirë Hizbollahun libanez”, tha ajo, shkruan The Guardian.
“Sekretari Austin ripohoi angazhimin e tij të palëkundur për sigurinë dhe të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ata diskutuan gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një zgjidhje diplomatike që u mundëson qytetarëve në të dy anët e kufirit Izrael-Liban të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”, shtoi ajo.
Ndërkohë, Irani tha se Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësi në vrasjen e liderit politik t Hamasit Ismail Haniyeh për shkak të mbështetjes së tij për Izraelin, raportoi Reuters.