Tërmeti me magnitudë 6.8 godit këtë vend

Bota

Tërmeti me magnitudë 6.8 godit këtë vend

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 09:09
Tërmetet godasin rregullisht shtetin filipinas

Një tërmet me magnitudë 6.8 ballësh të shkallës Rihter goditi brigjet jugore të Filipineve.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami dhe aktualisht nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.

Agjencia lokale sizmologjike njoftoi gjithashtu se nuk priten dëme nga tërmeti, por paralajmëroi për pasgoditje në rajon, raporton reuters.

Në komunën Lingig, oficeri lokal i fatkeqësive Ian Onsing tha se ai u zgjua nga një tërmet që zgjati disa sekonda.

“Tërmeti ishte mjaft i fortë. Gjërat po lëviznin. Mendoj se lëkundjet e tokës zgjatën rreth 10-15 sekonda”, tha Onsing për AFP.

Tërmetet godasin rregullisht shtetin filipinas dhe shumica janë shumë të dobëta për t’u ndjerë nga njerëzit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat