-Edhe pak bëhen dy vjetë e gjysmë lufte në shkallë të gjerë, kurse Ukrainës më në fund i erdhën avionët luftarakë nga Perëndimi! Forcat Ajrore të Ukrainës tani operojnë (ndoshta) me gjashtë F-16, kjo është aftësi më e madhr dhe përtej asaj që kanë pasur në të kaluarën, prandaj më në fund edhe mund ta vendosin Forcën Ajrore Ruse nën presion.
Edhe pse ukrainasit kanë një përvojë të gjatë 40 vjeçare me aviacion, ata tani kanë fitua përvojën dhe aftësinë për të përdorur armë të një cilësie edhe më të lartë, të cilën shumica e rusëve nuk e kanë! Ne nuk e dimë nëse aeroplanët luftarak janë komletuar me radarët e tyre, por është thelbësore për rrezen që ata e kanë në lidhje me sulmin e avionëve rusë.
Një nga problemet më të mëdha që Ukraina ka pasur në fushën e betejës për një kohë të gjatë janë bombat rrëshqitëse të rusëve…) Tani F-16 i detyron rusët të ndryshojnë modelin e tyre operacional. Ata nuk kan guxim të fluturojnë aq afër hapësirës ajrore të Ukrainës sikurse më parë dhe në vazhdimësi, tani u duhet të hedhin bomba rrëshqitëse nga një distancë më e madhe…)
Ukraina posedon një ndër pilotët e aviacionit më me përvojë në botë, disa prej tyre kanë 3-400 fluturime. Meqenëse janë në luftë, ata fluturojnë sa të munden dhe do të krijojnë një përvojë të shpejtë me F-16.
Fakti që ata kanë vetëm një numër të kufizuar avionësh, numri i orëve të mirëmbajtjes për orë fluturimi është pengesa e tyre më e madhe.
Ata duhet të marrin më shumë avionë për të qenë në gjendje të ndërrojnë kahjen e luftës..)
Me një numër të vogël të aeroplanëve luftarak nuk mund të formojnë skuadriljet e tyre…) ata ndoshta do të fokusohen në mbrojtjen e hapësirës së tyre ajrore.