E pranon OKB, pjestarë të tyre morën pjesë në sulmin makabër ndaj Izraelit më 7 tetor 2024

Bota

E pranon OKB, pjestarë të tyre morën pjesë në sulmin makabër ndaj Izraelit më 7 tetor 2024

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Rreth 1200 persona u vranë nga një sulm i Hamasit që ndodhi më 7 tetor të vitit të kaluar ndaj Izraelit, në mesin e të cilëve 36 fëmijë, kurse rdhe mbi 200 izraelitë u zunë robë.

Shteti izraelit në vazhdimësi ka shfaqur shqetësimin se organizata terroriste e Hamasit u ndihmua në këtë masakër edhe nga pjestarë të Kombevbe të Bashkuara, por gjë një gjë e tillë u mohua krejt kohën.

Së fundmi, presitigjiozja “The Wall Street Journal” ka publikuar një artikull, ku nxjerrë në pah se megjithatë Izraeli kishte të drejtë.

WSJ shkruan se edhe vetë Kombet e Bashkuara më në fund po e pranojnë, ndonëse tërthorazi, se Izraeli kishte të drejtë: stafi i tyre mori pjesë në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2024.

Izraeli në fakt ua kishte dhënë emrat e 19 punonjësve të ‘Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët në Palestinë’ (UNRWA) të përfshirë në masakrën e 7 tetorit. Së fundmi, pas një raporti nga zyra e mbikëqyrjes së OKB-së, ky mekanizëm po pushon nga puna nëntë prej tyre.

Hetimi nga Zyra e Shërbimeve të Mbikëqyrjes së Brendshme të OKB-së (OIOS) dëshmon se pohimet e Izraelit për përfshirjen e punonjësve të UNRWA në masakrën e 7 tetorit janë të besueshme dhe të vërteta.

“The Wall Street Journal” shkruan se OKB-ja po e pranon se provat ishin “të mjaftueshme për të arritur në përfundim” se këta nëntë “mund të kenë qenë të përfshirë në sulmet e armatosura”, kurse edhe për nëntë të tjerë, ende po i konsideron provat “të pamjaftueshme”.

Ndërkohë, komunitetit mediatik ndërkombëtar me anë të një komunikate iu drejtua edhe zëdhënësi i kryedpiplomacisë izraelite, Oren Marmorstein, lidhur me me hetimin nga Zyra e Shërbimeve të Mbikëqyrjes së Brendshme të OKB-së (OIOS) për përfshirjen e punonjësve të UNRWA-së, në masakrën e 7 tetorit 2024.

Sipas tij, ndonëse mjaft vonë, megjithatë e vërteta ka filluar të dalë në shesh.

Dhe kjo, thotë Marmorstein, është vetëm maja e ajsbergut.

Përveç nëntë punonjësve që ekipi hetimor i OKB-së përcaktoi se ishin të përfshirë në masakrën e 7 tetorit, punëtorët e tjerë – për të cilët ekipi pretendonte se nuk kishte prova të mjaftueshme – ishin gjithashtu të përfshirë në masakër. Ata janë anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), dhe OKB-ja duhet t’i pushojë nga puna menjëherë dhe të mos e fshijë çështjen nën qilim, ka deklaruar zëdhënësi izraelit i Ministrisë së Punëve të Jashtme, raporton klankosova.tv.

Ai pretendon se nuk janë vetëm disa “molla të kalbura”, siç po përpiqet të pretendojë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, por sipas Oren, UNRWA Gaza është e infektuar tërësisht me operativë terroristë.

Izraeli u bën thirrje vendeve që të mos transferojnë fonde për UNRWA në Gaza, pasi fondet mund të shkojnë për elemente terroriste.

UNRWA është pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjidhjes, andaj Marmorstein thotë se kushdo që kërkon interesat më të mira për Izraelin, Rripin e Gazës dhe gjithë rajonit, duhet të veprojë për të zëvendësuar aktivitetet e UNWRA me agjenci të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat