Perëndimorët nuk po bëjnë atë që duhet, për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, atyre u mungon një plan koherent dhe efektiv, thonë ekspertët!
Që nga 30 prilli 2024, SHBA-ja dhe Europa do të kenë ndarë rreth 176 miliardë euro për Ukrainën, theksohet nga Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore (IfW Kiel).
Edhe pse sasia e mbështetjes ekonomike dhe ushtarake nuk duket të jetë në rënie, analizat sugjerojnë se mund të jetë vonë për Ukrainën që të krijoj epërsi një epërsi….)
John Lough është një nga bashkëpunëtorët në programin Russand and Eurasia të Chatham House në Londër. Ai ka qenë më parë përfaqësues i NATO-s, njëherit është autor i librit "Si t'i jepet fund luftës së Rusisë në Ukrainë" në 2023.
Ai thotë për Newsweek se Perëndimi duket "më i shqetësuar për rreziqet afatshkurtra të një përshkallëzimi sesa për pasojat afatgjata të humbjes së luftës nga Ukraina".
- Edhe pse vendet perëndimore janë ende të gatshme të mbështesin Ukrainën, por nuk kanë strategji për të fituar luftën. Ata nuk e shfrytëzuan rastin për t'i dhënë Ukrainës atë që u duhej përpara se Rusia të hynte në vend dhe të bëhej gati për një luftë të gjatë, thotë Lough.
Ai tregon për avionin F-16 që mbërriti në Ukrainë javën e kaluar dhe tashmë është në përdorim, gjë që ai beson se nuk është i mjaftueshëm për të kthyer valën e konfliktit.
Ai beson se do të kishte qenë gjithashtu efektive nëse SHBA, Britania e Madhe dhe Franca do të kishin lejuar Ukrainën të përdorte raketa kundër objektivave brenda kufijve rusë. Ky ishte një kusht i Presidentit Joe Biden që Ukrainës t'i dërgoheshin avionë nga Shtetet e Bashkuara.
Ai pretendon se Perëndimi nuk duhet të frikësohet!
Ndërsa Timothy Ash, një shkrimtar, studiues dhe bashkëpunëtor në Chatham House, i cili ka mbuluar Ukrainën për 36 vjet, qëndron pas komenteve të Lough dhe beson se Perëndimi nuk duhet të frikësohet nga kërcënimet e Rusisë të lidhura me mbështetjen e armëve perëndimore.
Ajo që duhet të kishim mësuar për Putinin gjatë dy viteve e gjysmë të fundit është se, ai vërtetë ka frikë nga konflikti i drejtpërdrejtë me NATO-n, sepse Rusia kishte për të humbur me të shpejtë, çdo luftë konvencionale! Prandaj, linjat e tij të kuqe për dërgesat e armëve të NATO-s në Ukrainë janë në fakt shumë të dobëta, thotë Ash.
Ai është i bindur se mënyra më e mirë për të luftuar Putinin është që Ukraina të marrë mbështetjen që i nevojitet në tanësi për të plotësua nevojat e domosdoshme luftarake kundër Rusisë!