Musk e quan Harrisin komuniste

Bota

Musk e quan Harrisin komuniste

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 21:20
Musk, Harris

Shefi i X-it e ka quajtur komuniste kandidaten demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

“Kamala është me plot kuptimin e fjalës një komuniste”, ka shkruar Musku në X.

“Ajo do jo vetëm mundësi të barabarta, por edhe rezultate të barabarta”, ka vijuar ai teksa ka ndarë një video të një profili, AsTheWorldBurnz, ku janë përmbledhur disa deklarata të Harrsit.

“Duhet të jemi për qëllimin që thotë që të gjithë duhet të përfundojnë në vendin e njëjtë, dhe pasi që nuk kemi filluar nga i njëjti vend, disa njerëz mund të kenë nevojë më shumë. Shpërndarje e paanshme”, është njëra prej deklaratave të Harrisit në video.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat