​Në korrik 2024, Toka përjetoi dy ditët e saj më të nxehta ndonjëherë

Bota

​Në korrik 2024, Toka përjetoi dy ditët e saj më të nxehta ndonjëherë

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Korriku 2024 ishte korriku i dytë më i ngrohtë dhe muaji i dytë më i ngrohtë në histori, njoftoi shërbimi i ndryshimeve klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.

Në korrik 2024, temperatura mesatare globale ishte 16.91 gradë Celsius, 0.04 më e ulët se temperatura mesatare në korrik 2023, aktualisht muaji më i nxehtë i regjistruar. Deri në qershor, temperaturat mesatare mujore kishin thyer rekorde për çdo muaj qe nga maji 2023.

“Rrjedha e muajve rekord është thyer, por vetëm pak. Konteksti i përgjithshëm nuk ka ndryshuar, klima jonë vazhdon të ngrohet. Efektet shkatërruese të ndryshimit të klimës filluan shumë përpara vitit 2023 dhe do të vazhdojnë derisa emetimet globale të gazeve serrë të arrijnë zero neto," tha zëvendësdrejtoresha e Copernicus, Samantha Burgess.

Për periudhën nga gushti 2023 deri në korrik 2024, temperatura mesatare globale ishte 1.64 gradë Celsius mbi mesataren para-industriale. Toka përjetoi dy ditët e saj më të nxehta ndonjëherë në korrik - me temperatura mesatare ditore globale 17.16 dhe 17.15 gradë më 22 dhe 23 korrik.

Temperatura mesatare evropiane në korrik tejkaloi vlerën mesatare për muajin nga viti 1991 deri në vitin 2020 me 1.49 gradë Celsius, duke e bërë atë korrikun e dytë më të ngrohtë në rekord në Evropë.

Sipas raportit, temperaturat ishin kryesisht mbi mesataren në Evropën Jugore dhe Lindore, por afër ose nën mesataren në Evropën veriperëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat