Lukashenko: SHBA mund të përdorë konfliktin në Lindjen e Mesme për të filluar një luftë botërore

Bota

Lukashenko: SHBA mund të përdorë konfliktin në Lindjen e Mesme për të filluar një luftë botërore

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 20:20
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko thotë se Shtetet e Bashkuara mund të shfrytëzojnë konfliktin në Lindjen e Mesme për të nisur një luftë botërore.

“Zoti na ruajt, ata mund të shfrytëzojnë situatën e konfliktit në Lindjen e Mesme për të nisur një luftë të re botërore. Ata janë të gatshëm ta bëjnë edhe këtë,” tha Lukashenko gjatë një takimi me ministrat e brendshëm të komunitetit të shteteve të pavarura, raportuar nga Tass.

Lindja e Mesme po përballet me krizën më të madhe ndër vite, teksa po përgatitet për një luftë të mundshme mes Iranit dhe Izraelit, që mund ta përfshijë të gjithë rajonin.
Vrasja e Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit në Teheran më 31 korrik nga Izraeli, e ka çuar rajonin pranë luftës në shkallë të plotë. Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është zotuar për një përgjigje ushtarake.

Vrasja e Haniyehut ndodhi disa orë pasi Izraeli vrau një komandant të lartë të Hezbollahut – grupit libanez që ka mbështetjen e Iranit, të cilin SHBA-ja e ka shpallur grup terrorist – në Bejrut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat