Dubai do të provojë javën e punës katër-ditore për punonjësit e qeverisë gjatë verës

Bota

Dubai do të provojë javën e punës katër-ditore për punonjësit e qeverisë gjatë verës

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 06:05
Foto ilustrim

Dubai do të provojë një javë pune katër-ditore me orë më të shkurtra për shumë staf të qeverisë këtë verë.

Puna do të ndërpritet të premteve dhe dita e punës do të reduktohet në shtatë orë për 15 organizata qeveritare nga 12 gushti deri më 30 shtator.

Është pjesë e një skeme pilot të nisur nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Qeverisë së Dubait, i quajtur Vera jonë është fleksibël, e cila synon të përmirësojë performancën dhe cilësinë e jetës për punonjësit.

Stafit iu kërkua të plotësonte një anketë mbi orët e punës verore dhe propozimet për të shkurtuar kohën e zyrës në gusht dhe shtator morën mbështetje të madhe, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wam.

Departamenti i burimeve njerëzore do të monitorojë vëzhgimet dhe reagimet për të paraqitur rekomandimet përfundimtare nëse skema pilot duhet të bëhet një politikë afatgjatë për verën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat