Sulmet me dron rus në Kherson plagosën 10 persona, përfshirë një adoleshent

Bota

Sulmet me dron rus në Kherson plagosën 10 persona, përfshirë një adoleshent

Nga: A.SH Më: 11 gusht 2024 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

Forcat ruse sulmuan qytetin Kherson me dronë më 10 gusht, duke plagosur 10 persona, duke përfshirë një djalë 15-vjeçar, sipas Roman Mrochko, kreu i administratës ushtarake të qytetit.

Adoleshenti është në gjendje të mirë, siç janë edhe shumica e plagorsurve, raportoi Mrochko.

Një burrë 74-vjeçar është në gjendje të rëndë pas sulmit, tha Mrochko. Dy nga viktimat kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Raporti nuk përfshin detaje në lidhje me lëndimet e viktimave.

Shumica e viktimave banonin në rrethin Dniprovskyi, të cilin ushtria ruse e shënjestroi me dronë më 10 gusht, raportoi Mrochko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat