Hezbollahu lëshon 30 raketa në drejtim të Izraelit

Bota

Hezbollahu lëshon 30 raketa në drejtim të Izraelit

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë njoftuar se rreth 30 raketa u hodhën nga Libani në veri të Izraelit.

Disa nga raketat ranë në zona të hapura dhe nuk pati viktima, ka thënë ushtria izraelite, raporton CNN.

Sipas Al Mayadeen, Hezbollahu ka marrë përgjegjësi për sulmin me raketë, duke pretenduar se kishte në shënjestër një bazë ushtarake, e cila ishte e lidhur me grupin libanez.

Kujtojmë që Hezbolahu ditë më parë ka paralajmëruar hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë të tij në Bejrut.

Lideri i grupit, Hassan Nasrallah është shprehur se hakmarrja “do të jetë e fuqishme dhe efikase” dhe se vrasja e komandantit Fuad Shukr nuk do të trajtohet thjeshtë si një sulm i zakonshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat