Një helikopter i vjedhur u rrëzua në një hotel në Australi të hënën, ku mbeti i vdekur piloti.
Incidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit (1600 GMT, e diel) në Queensland në veri, kur helikopteri goditi çatinë e hotelit, duke detyruar evakuimin e rreth 400 personave.
Askush nuk u lëndua pasi një nga tehet e helikopterit ra në vendkalim dhe një tjetër në pishinën e hotelit.
Sipas pronarëve, helikopteri ishte vjedhur përpara "fluturimit të paautorizuar" të pilotit, raportoi ABC News.
Piloti ishte i vetëm gjatë fluturimit dhe ende nuk është identifikuar.
Nautilus Aviation, që kishte në pronësi helikopterin, ka konfirmuar se pilotët e saj nuk ishin të përfshirë në incident./AA/