Temperatura e ajrit në malin Mont Blanc mbeti mbi zero për 33 orë në fundjavë, njoftoi sot Agjencia mjedisore rajonale ARPA për Val d'Aosta.
Agjencia tha se efektet e valës së të nxehtit të Italisë kanë arritur majën e 4.805 metrave të lartë Mont Blanc, mali më i lartë i Evropës Perëndimore.
“Temperatura e ajrit, e regjistruar nga stacioni automatik i motit i pozicionuar në Colle Major në 4.750 metra mbi nivelin e detit, qëndroi mbi zero për 33 orë rresht, nga mesnata e 10 gushtit deri në orën 9 të mëngjesit të 11 gushtit”.
Vlerat e tilla të larta të temperaturës u regjistruan gjithashtu, për periudha më të kufizuara, më 5 gusht pesë orë rresht dhe më 18 dhe 30 korrik, tha ARPA Val d'Aosta.