Sulm i armatosur në një minierë në Ekuador, vriten 5 persona

Bota

Sulm i armatosur në një minierë në Ekuador, vriten 5 persona

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

Të paktën pesë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në një minierë në Camilo Ponce Enriquez në provincën Azuay të Ekuadorit jugor, tha policia.

Këtë mëngjes u raportua një sulm mes anëtarëve të grupeve të armatosura të organizuara që shkaktoi vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e tre të tjerëve”, tha policia në X.

Autoritetet po hetojnë incidentin në rajonin e provincës së Andeve, ku aktivitetet e minierave të ligjshme dhe të paligjshme po zgjerohen.

Rajoni është nën një “gjendje përjashtimi” dhe një shtetrrethim është vendosur për të lejuar forcat e sigurisë “të neutralizojnë krimin e organizuar” dhe të luftojnë dhunën.

Sipas statistikave zyrtare, zona ka shënuar një rritje prej 82 për qind të vrasjeve deri më tani këtë vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat