OBSH e shpall linë e majmunëve një emergjencë globale të shëndetit publik

Bota

OBSH e shpall linë e majmunëve një emergjencë globale të shëndetit publik

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur të mërkurën Mpox (Lijën e majmunëve) një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet.

Kjo pas një shpërthimi të infeksionit viral në Republikën Demokratike të Kongos që është përhapur në vendet fqinje të saj, transmeton klankosova.tv.

Një komitet urgjence u takua dje për të këshilluar Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, nëse shpërthimi i sëmundjes përbën një “urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, ose PHEIC.

Statusi PHEIC është niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së dhe synon të përshpejtojë kërkimin, financimin dhe masat dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të shëndetit publik për të kontrolluar një sëmundje.

“Është e qartë se një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore për të ndaluar këto shpërthime dhe për të shpëtuar jetë”, tha Tedros.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat