CDC-ja e Evropës e ngre nivelin e vigjilencës për rrezik nga lia e majmunëve

Bota

CDC-ja e Evropës e ngre nivelin e vigjilencës për rrezik nga lia e majmunëve

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Qendra Evropiane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të premten e ngriti nivelin e vigjilencës për rrezik nga lia e majmunëve dhe u kërkoi shteteve që të mbanin nivel të lartë të vetëdijes në mesin e udhëtarëve që vijnë nga zonat e prekura.

Kjo agjenci tha se tani sheh rrezik “mesatar” nga lia e majmunëve, në krahasim me nivelin “e ulët” që ishte në fuqi më parë, për popullsitë kufitare dhe udhëtarët. CDC-ja shtoi se gjasat për përhapje të qëndrueshme në Evropë mbeten shumë të ulëta, duke marrë parasysh se rastet e importuara diagnostikohen shpejt dhe masat e kontrollit zbatohen, raporton agjencia “Reuters”.

Përhapja e re e lisë së majmunëve në Republikën Demokratike të Kongos nisi me përhapjen e një versioni endemik të njohur si grupi I, por një variant i ri, grupi Ib, duket se përhapet më shpejt përmes kontaktit të ngushtë rutinor, përfshirë kontaktin seksual.

“Për shkak të lidhjeve të ngushta mes Evropës dhe Afrikës, ne duhet të jemi të përgatitur për më shumë raste të importuara të grupit I” – tha drejtoresha e Qendrës Evropiane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Pamela Rendi Wagner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat