LIVE: Rusia merr ‘goditjen’ e radhës nga ushtria ukrainase - ja armët perëndimore që ‘gjunjëzuan’ ushtrinë e Putinit!

Bota

LIVE: Rusia merr ‘goditjen’ e radhës nga ushtria ukrainase - ja armët perëndimore që ‘gjunjëzuan’ ushtrinë e Putinit!

Nga: Bota sot Më: 18 gusht 2024 Në ora: 07:51 Përditësuar në ora: 18:41 më 18.08.2024
Foto ilustrim

Ukraina godet një urë të dytë në territorin e Rusisë


Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme në rajonin e Kurskut të Rusisë dhe ka goditur një të dytë, më pak se dy javë pas sulmit të papritur ndërkufitar në territorin rus, duke bllokuar rrugët ruse të furnizimit dhe ndoshta duke sinjalizuar se trupat e saj do ta vazhdojnë inkursionin. Blogerët ushtarakë ruse pro-Kremlinit kanë pranuar se shkatërrimi i urës së parë, e cila përshkonte lumin Seim pranë qytetit Glushkovo, do të pengojë furnizimet për forcat ruse.

ADVERTISING

Shefi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Toger Mykola Oleshchuk, publikoi të premten një video të një sulmi ajror ukrainas që prishi urën. Më pak se dy ditë më pas trupat ukrainase goditën një urë të dytë në Rusi, sipas zotit Oleshchuk dhe guvernatorit rajonal rus, Alexei Smirnov.

Deri tani nuk ka pasur njoftime zyrtare se ku ka ndodhur saktësisht sulmi i dytë i urës. Burime ruse në aplikacionin Telegram thanë se ishte goditur një urë e dytë mbi Seim, në fshatin Zvannoe. Sipas faqes ruse të lajmeve Mash, tani në zonën e Kurskut ka mbetur vetëm një urë funksionale.

closevolume_off
Associated Press nuk mundi t’i verifikonte menjëherë këto pretendime – por nëse konfirmohen, kjo do të thotë se sulmet ukrainase do të ndërlikojnë më tej përpjekjet e Moskës për të ripërtërirë forcat e saj në Kursk dhe për të evakuuar civilët.


Kievi nuk ka thënë se cilat janë objektivat e tij me sulmin në Kursk, më i madhi ndaj Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, që e gjeti në befasi Kremlinin. Forcat ukrainase hynë thellë në rajonin e Kurskut në disa drejtime, duke hasur pak rezistencë dhe duke shkaktuar kaos dhe panik.


Goditjet e urave, me sa duket synojnë të parandalojnë një kundërsulm rus në Kursk dhe kjo mund të nënkuptojnë se Kievi synon të ketë një prani në rajon – ose të paktën t’i sinjalizojë Moskës se planifikon ta bëjë një gjë të tillë.

Analistët thonë se megjithëse Ukraina mund të përpiqet të konsolidojë përparimet e saj brenda Rusisë, kjo do të ishte një manovër e rrezikshme duke pasur parasysh burimet e kufizuara të Kievit, sepse linjat për furnizimit në thellësi të Kurskut, do të ishin të ekspozuara ndaj sulmeve ruse.

Inkursioni ka rritur moralin e Ukrainës, që ishte dobësuar nga një kundërofensivë e dështuar verën e kaluar dhe përparimet e forcave ruse në rajonin lindor të Donbasit.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar aleatëve të Kievit të heqin kufizimet e mbetura për përdorimin e armëve perëndimore për të goditur objektivat më thellë në Rusi, përfshirë në Kursk, duke thënë se trupat e tij mund të paralizojnë Moskën “nga aftësia për të përparuar dhe shkaktuar shkatërrime” nëse u jepen armë të mjaftueshme me rreze të gjatë veprimi.


“Është thelbësore që partnerët tanë të heqin pengesat që nuk na lejojnë të dobësojmë pozicionet ruse. Trimëria e ushtarëve tanë dhe qëndrueshmëria e brigadave tona luftarake kompensojnë mungesën e vendimeve thelbësore nga partnerët tanë”, tha zoti Zelenskyy në një postim në platformën sociale X.

Ministria e Jashtme e Rusisë dhe blogerët pro Kremlinit kanë pretenduar se raketat HIMARS të prodhuara nga SHBA janë përdorur për të shkatërruar urat në Seim. Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur./VOA

NATO në krye të sulmeve në Kurks, Kremlini akuzon shtetet e aleancës

Forcat e Kievit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmuan kontrollin e të gjithë qytetit rus të Sudzha, në rajonin e Kurskut, më pak se 10 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Komandanti i Përgjithshëm Oleksandr Syrskyi, heroi dhe protagonisti i ofensivës, raportoi se trupat kishin marrë nën kontroll mbi tetëdhjetë vendbanime në zonë gjatë operacionit në vazhdim. Ushtria ruse, ndërkohë, zmbrapsi një përpjekje të forcave të armatosura ukrainase për të sulmuar objektivat në territorin rus, duke shkatërruar disa dronë ajror dhe detar në rajonin e Krimesë . Kështu njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, duke specifikuar se “ mbrëmë sistemet e mbrojtjes ajrore kanë kapur dhe shkatërruar pesë UAV të tipit ajror mbi Detin e Zi ”.

Sipas Zelensky, Ukraina po krijon një administratë ushtarake në Sudzha.

Ndërhyrja e NATO-s

Sulmi nga forcat e armatosura ukrainase në rajonin rus të Kurskut dyshohet se ishte planifikuar me pjesëmarrjen e NATO-s dhe shërbimeve sekrete perëndimore, pasi parashikuan kolapsin e afërt të “regjimit të Kievit”. Kështu deklaroi asistenti i presidentit rus dhe siloviko çeliku , Nikolai Patrushev. Sipas Tass “operacioni në rajonin e Kurskut ishte planifikuar gjithashtu me pjesëmarrjen e NATO-s dhe shërbimeve sekrete perëndimore.”

“Kjo iniciativë kriminale u nxit nga vetëdija e regjimit neo-nazist të Kievit për rënien e tij të afërt”, shtoi zyrtari i Kremlinit dhe këshilltari i Putinit, duke hedhur poshtë pretendimet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së se SHBA-ja nuk ishte e përfshirë.

“Është e zakonshme që Shtetet e Bashkuara të thonë një gjë dhe të bëjnë pikërisht të kundërtën. Pa pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre të drejtpërdrejtë, Kievi nuk do të kishte guxuar kurrë të shkelte në territorin rus”, tha Patrushev, duke përsëritur se specialistët e NATO-s morën pjesë në planifikimin e inkursionit të forcave të armatosura ukrainase në rajonin e Kurskut.

Vendet e NATO-s kanë furnizuar Ukrainën me armë, kanë siguruar instruktorët e tyre ushtarakë dhe tani vazhdojnë të ndajnë informacionin e inteligjencës dhe të koordinojnë veprimet e autoriteteve ukrainase, tha ai.

Tanket britanike në sulm

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar një video që tregon armët amerikane në territorin sovran rus në Kursk. Pamjet tregojnë dy sulme me raketa që godasin pozicionet e lëshuesve Himars MLRS të prodhimit amerikan në territorin rus dhe shkatërrimin e dy sistemeve raketore, një automjeti transporti dhe municioni.

Me kalimin e ditëve, dalin detaje të reja të operacionit në vazhdim, veçanërisht në lidhje me logjistikën dhe mjetet e përdorura nga forcat e Kievit. Tanket Challenger 2 të furnizuara nga Britania e Madhe u përdorën në inkursionin e befasishëm të Ukrainës në Rusi. Kështu ka konfirmuar për BBC një burim britanik.

Transmetuesi raporton se Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se nuk do të komentonte se cilat armë specifike të furnizuara nga Britania e Madhe janë përdorur, por një zëdhënës tha se sipas Kartës së OKB-së, Ukraina ka ” të drejtën e qartë ” të vetëmbrojtjes kundër sulmeve të paligjshme nga Rusia dhe ” Kjo nuk përjashton operacionet brenda Rusisë".

Është e paqartë se sa tanke të furnizuara nga Londra do të përdoreshin nga Kievi në Rusi, por sipas BBC, Mbretëria e Bashkuar furnizoi katërmbëdhjetë tanke të këtij lloji vitin e kaluar.

Raporti i inteligjencës britanike

“Megjithëse Rusia kishte krijuar linja mbrojtëse në zonë, ajo nuk ishte e përgatitur t’i përgjigjej një force sulmi me batalione të shumta,” është analiza e inteligjencës britanike për inkursionin e forcave ukrainase me ushtrinë e Kievit që përparon “për një thellësi që varion midis 10 dhe 25 kilometra.

Raporti thekson se linjat ruse të mbrojtjes dhe trupat kufitare nuk ishin “të përgatitura” për sulmet që ndodhën javën e kaluar.

“Pas rrëmujës dhe çorganizimit fillestar, forcat ruse janë dislokuar me forcë më të madhe në rajon, duke përfshirë ndoshta nga gjetkë përgjatë vijës së kontaktit”, tha Inteligjenca Mbrojtëse e Mbretërisë së Bashkuar.

Ukraina thotë se ka shkatërruar urën e dytë në rajonin e Kurskut

Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se ura e dytë në rajonin rus të Kurskut është shkatërruar, teksa Kievi po tenton të dobësojë operacionet luftuese të Rusisë në këtë zonë.

“Minus edhe një urë”, shkroi në Telegram, komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleschuk.

“Forcat Ajrore vazhdojnë ta privojnë armikun nga aftësitë e logjistikës përmes sulmeve precize ajrore, të cilat ndikojnë ndjeshëm në operacionet” sulmuese, tha ai më 18 gusht.

Më herët, blogerët rusë të luftës publikuan fotografi të një ure të dëmtuar mbi lumin Sejm, afër fshatit Zvane, në Kursk.

Moska ende nuk ka komentuar për këtë sulm.

Më 16 gusht, Ministria e Jashtme e Rusisë e akuzoi Ukrainën se ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi, të prodhimit amerikan, për të shkatërruar një urë kyçe në qarkun Glushkov në rajonin e Kurskut. Gjatë, sulmit, sipas Rusisë u vranë “vullnetarë” që po ndihmojnë në evakuimin e civilëve.

Forcat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm në rajonin e Kurskut më 6 gusht, duke ndryshuar dinamikën e luftës që ka nisur mbi dy vjet e gjysmë. Si pasojë e ofensivës ukrainase, 120.000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Sipas zyrtarëve rusë të sigurisë, shkatërrimi i urës më 16 gusht shkëputi një pjesë të qarkut Glushkov, duke ua bërë më të vështirë civilëve evakuimin nga rajoni.

Ndërkaq, ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i bëri thirrje Berlinit që të mos ndalojë ndihmën për Kievin, mes raportimeve se Gjermania po planifikon që ta shkurtojë ndihmën për Ukrainën vitin e ardhshëm.

Në Rusi, copëzat e një droni të rrëzuar në rajonin jugperëndimor rus, Rostov, kanë shkaktuar zjarr në një objekt magazinimi të dizelit në orët e para të 18 gushtit, shkroi në Telegram guvernatori rajonal, Vasily Golubev.

Ai tha se njësitë e zjarrfikësve janë angazhuar për të shuar zjarrin në qarkun Proletarsk, duke shtuar se nuk ka viktima.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar pesë dronë ukrainas gjatë natës mbi Belgorod, Kursk dhe Rostov. Kievi rrallë komenton për raportimet për sulme me dronë.

Ndërkaq, kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha më 18 gusht se Rusia ka nisur raketën e tretë balistike kundër kryeqytetit ukrainas gjatë këtij muaji. Ai shtoi se forcat ruse kanë kryer edhe sulme me raketa lundruese ndaj Kievit.

Forcat Ajrore ukrainase thanë se në total kanë rrëzuar tetë dronë dhe pesë raketa mbi rajonet e Kievit, Sumit dhe Poltavës./REL

Ofensiva ukrainase/ Zelensky thirrje perëndimit: Na furnizoni me armë me rreze më të gjatë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje edhe një herë urgjentisht Perëndimit të furnizojë Kievin armë me rreze më të gjatë, pas avancimit të trupave të tij në rajonin rus, Kursk.

“Aftësia e forcave të armatosura të Ukrainës për të përdorur armë të tilla kundër Rusisë është çështja strategjike më e rëndësishme e kësaj lufte”, tha Zelensky në videomesazhin e tij të mbrëmjes në Kiev.

Për momentin, ka mungesë të vendimeve të nevojshme nga aleatët perëndimorë. Ai përmendi Britaninë e Madhe, për të cilën ai pretendoi se është bërë më e ngadaltë në veprim.

“Guximi dhe qëndrueshmëria e ushtarëve ukrainas janë duke kompensuar hezitimin e partnerëve perëndimorë”, tha Zelensky.

“Dhe ne mund t’i heqim – në mënyrë efektive – çdo mundësi pushtuesit për të përparuar dhe për të shkaktuar dëme nëse pajisjet tona me rreze të gjatë do të ishin të mjaftueshme”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas ka kërkuar vazhdimisht leje për të përdorur raketa kundër objektivave në Rusi. Aktualisht, ka kufizime për këtë.

“Bota e ka parë se sa efektivisht mbron Ukraina pavarësinë e saj dhe se ka nevojë për ndihmë të mëtejshme”, tha Zelensky.

Zelensky iu referua sërish një bisede me komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura, Oleksandr Syrskyi, i cili e informoi atë për përparimin e mëtejshëm në rajonin rus, Kursk.

Sipas informacioneve të fundit nga Kievi, Ukraina kontrollon mbi 80 fshatra dhe 1500 kilometra katrorë sipërfaqe në rajonin e Kurskut.

Këto pretendime nga palët ndërluftuese nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Ekspertët vlerësojnë rreth gjysmën e shifrave të përmendura nga Kievi.

Përafërsisht 10 000 ushtarë ukrainas janë vendosur në rajonin e Kurskut.

Zelensky synon, me ofensivën që filloi më 6 gusht, të rrisë presionin ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftimeve përmes negociatave pas pothuajse dy vjet e gjysmë të pushtimit rus në shkallë të plotë.

Megjithatë, nga perspektiva ruse, negociata të tilla duken edhe më të largëta për shkak të ofensivës së Ukrainës.

Siguria 'përkeqësohet' në centralin bërthamor të Ukrainës

Nga: A.Sh

Siguria në termocentralin bërthamor të okupuar të Ukrainës në Zaporizhzhia po përkeqësohet pas një sulmi me dron në rrugën përreth tij, tha të shtunën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Zaporizhzhia është objekti më i madh bërthamor në Evropë dhe ka qenë i pushtuar nga ushtarët rusë që në fazat e hershme të luftës së saj me Ukrainën.

Më herët sot, ekipi i Misionit të Mbështetjes dhe Ndihmës së IAEA-s në Zaporizhzhia (ISAMZ) u informua se një eksploziv i transportuar nga një dron shpërtheu jashtë zonës së mbrojtur të uzinës.

Një vizitë nga ekipi nuk gjeti viktima dhe asnjë dëmtim të pajisjeve bërthamore - por rruga dhe portat përreth u ndikuan.

Vendi i goditjes ishte afër pellgjeve thelbësore të spërkatës me ujë ftohës dhe rreth 100 m nga linja e energjisë Dniprovska, e vetmja linjë e mbetur prej 750 kilovolt që siguron furnizimin me energji për centralin, tha ekipi.

Droni godet depon e naftës në Rajonin Rostov të Rusisë

Nga: A.Sh

Një zjarr shpërtheu në një depo nafte në qytetin Proletarsk në rajonin e Rostovit të Rusisë pas një sulmi me dron gjatë natës më 18 gusht, raportuan guvernatori Vasily Golubev dhe kanalet ruse të lajmeve Telegram.

Rajoni i Rostovit kufizohet me rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës dhe është një objektiv i shpeshtë i sulmeve me dron, sipas autoriteteve lokale.

Sipas Golubev, njësitë ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën sulmin me dron, por mbeturinat e rënë goditën një magazinë industriale dhe shkaktuan një zjarr me naftë.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit u ndërprenë nga sulme të përsëritura, tha Golubev. Nuk raportohet për viktima.

Putin gradon të afërmen e saj në Ministrinë ruse të Mbrojtjes

Nga: A.Sh

Presidenti rus Vladimir Putin emëroi të afërmen Anna Tsivilyova sekretare shtetërore për Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, përveç rolit të saj si zëvendësministre e mbrojtjes, sipas një dekreti presidencial të nënshkruar më 17 gusht.

Tsivilyova është kushërira e parë e Putinit pasi u hoq.

Putin fillimisht emëroi Tsivilyova një zëvendësministre të mbrojtjes në qershor, pasi Andrey Belousov mori ministrinë nga Sergei Shoigu.

Tsyvilova është përgjegjëse për organizimin e mbështetjes sociale dhe strehimore për personelin ushtarak. Ajo drejton gjithashtu fondin shtetëror "Mbrojtësit e Atdheut", i cili mbështet pjesëmarrësit në luftën në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat