Shtëpia e Bardhë thotë se politika e saj ndaj Ukrainës që përdor armët e Amerikës për të goditur më thellë Rusinë nuk ka ndryshuar.
Politika e lartcekur është bërë një pikë mosmarrëveshjeje midis Ukrainës dhe aleatëve të saj në dritën e inkursionit të rrufeshëm të Kievit në Kursk.
Ukraina ka bërë thirrje publikisht për leje më të gjerë për të përdorur armë për të sulmuar në mënyrë proaktive Rusinë, por disa vende perëndimore që i furnizojnë ato mbeten ngurruese.
“Ajo që do të them është se politika jonë nuk ka ndryshuar. Thjesht nuk kam asgjë tjetër për t’i shtuar kësaj”, tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre, kur u pyet nëse administrata e kishte menduar më këtë çështje.
Administrata Biden ende kufizon përdorimin e armëve të ShBA-së për sulme me rreze të gjatë në Rusi. Nuk e ka përcaktuar publikisht “diapazonin e gjatë”, shkruan Sky News.