Panamaja filloi të martën riatdhesimin e emigrantëve pa dokumente me fluturime të financuara nga Shtetet e Bashkuara.
Lëvizja vjen më pak se dy muaj pasi Jose Raul Mulino u betua si president i Panamasë.
Mulino bëri fushatë me një premtim për të “mbyllur” Darien Gap, shtrirjen e rrezikshme të xhunglës që më shumë se gjysmë milioni emigrantë kaluan vitin e kaluar drejt veriut nga Amerika e Jugut.
Administrata Biden tha se kishte rënë dakord të paguante për fluturimet si pjesë e përpjekjeve të saj për të penguar migrimin e parregullt.
Një grup prej 29 kolumbianësh me precedentë penalë ishin të parët që u kthyen të martën.
Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar bashkërisht nga ministri i jashtëm panamez dhe Sekretari i Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, Alejandro Mayorkas, ShBA-ja është zotuar të ndihmojë Panamanë me 6 milionë dollarë për pajisje, transport dhe logjistikë për të “larguar shtetasit e huaj”.
Emigracioni është një temë e nxehtë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në ShBA dhe fluksi i emigrantëve që mbërrijnë në kufirin e saj me Meksikën po monitorohet nga afër, shkruan BBC.