LIVE: Ukraina shkon edhe më thellë brenda Rusisë - Zelensky i afrohet kufirit, flet për shkëmbimin e robërve

Bota

LIVE: Ukraina shkon edhe më thellë brenda Rusisë - Zelensky i afrohet kufirit, flet për shkëmbimin e robërve

Nga: Bota sot Më: 22 gusht 2024 Në ora: 07:08 Përditësuar në ora: 22:50 më 22.08.2024
Pamje nga sulmi ukrainas

Zelensky viziton rajonin ukrainas afër vendit ku trupat e Kievit sulmuan Rusinë: Kemi marrë marrë kontrollin e një vendbanimi tjetër në Kursk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi të enjten Sumyn, një rajon në verilindje të vendit. Ky është udhëtimi i tij i parë pranë kufirit me Rusinë, që kur trupat e Kievit organizuan një inkursion të fshehtë në rajonin Kursk, në fillim të gushtit.

Zelensky u takua me kolonel gjeneralin Oleksandr Syrskyi dhe më pas deklaroi se forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e një vendbanimi tjetër në Kursk të Rusisë si dhe kanë kapur edhe më shumë robër lufte rusë, të cilët ai shpreson t’i shkëmbejë me ukrainasit e kapur nga Moska.

Ai i quajti robërit rus si “fondin e këmbimit” të Ukrainës.

Por përparimi i Kievit në Kursk, kapja e parë e një territori rus që nga Lufta e Dytë Botërore, kanë ardhur pasi Ukraina vazhdon të humbasë terren në rajonin e saj lindor, atë të Donetskut.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten se ushtria e saj kishte marrë kontrollin e fshatit Mezhove.

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi të enjten Ukrainën se po përpiqet të sulmojë stacionin bërthamor të Kurskut. Por udhëheqësi i Kremlinit nuk paraqiti asnjë provë mbi pretendimet e tij dhe nuk dha detaje të mëtejshme mbi sulmin e supozuar.

Ofensiva në Rusi ishte e para për Ukrainën në dy vjet e gjysmë luftë. Ukraina ka vënë shpesh në shënjestër objektet ushtarake ruse që përdoren për të drejtuar sulme me dronë dhe raketa kundër Ukrainës.

Zyrtarët në rajonin e Volgogradit të Rusisë jugore thanë të enjten se një dron ukrainas goditi një objekt ushtarak duke shkaktuar zjarr.

Ukraina mori përgjegjësinë për sulmin./voa

Ukraina qëndron prapa sulmit në fushën ajrore brenda Rusisë, sipas burimeve

Ushtria ukrainase qëndron prapa sulmit me dronë në një fushë ajrore qindra kilometra brenda Rusisë, thanë burimet e sigurisë për Radion Evropa e Lirë të enjten.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, udhëtoi për në rajonin Sumi të Ukrainës, i cili ndodhet në kufi me Kurskun, për herë të parë prej se Kievi e nisi një inkursion befasues në këtë rajon rus më 6 gusht.

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU), së bashku me Forcat për Operacione Speciale, e goditën më 22 gusht fushën ajrore Marinovka në rajonin Volgogard të Rusisë, i cili ndodhet 275 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën, thanë burime brenda SBU-së për Radion Evropa e Lirë.Në shënjestër të sulmit ishin një depo e naftës, raketat antitanke dhe bomba rrëshqitëse, tha një burim i sigurisë.

Inteligjenca ukrainase kohëve të fundit është përqendruar në sulme kundër fushave ajrore brenda Rusisë, të cilat përdoren nga Moska për sulme ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.

Burimi i SBU-së tha se fusha ajrore Marinovka është përdorur për qëllime të ngjashme.

Bombat rrëshqitëse janë bomba që shkrepën nga avionët luftarakë nga një largësi e mjaftueshme sa për ta shmangur zjarrin e armikut.

Rusia i ka përdorur shumë bombat e tilla kundër qyteteve ukrainase. Prodhimi i tyre nuk kushton shumë.

Më herët, kanalet ruse në Telegram, duke cituar dëshmitarët, raportuan për një sërë shpërthimesh në Marinovka. Kanali Astra në Telegram e postoi një video që shfaq një shpërthim të madh dhe tym të zi duke u ngritur mbi fushën ajrore.

Guvernatori i Volgogradit, Andrei Bocharov, tha se sulmet me dronë shkaktuan zjarr në një objekt ushtarak në rajon, por pretendoi se sulmi është zmbrapsur.“Si pasojë e rrëzimit të UAV, një zjarr shpërtheu në territorin e objektit të Ministrisë. Zjarrfikësit shpejt filluan ta shuajnë zjarrin”, shkroi Bocharov në Telegram.

Ai tha se nuk ka viktima nga ky sulm.

Ndërkohë, gjatë vizitës në Sumi, Zelensky u takua me kryekomandantin e ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, nga i cili u njoftua për gjendjen operacionale në zonën e kontrolluar nga forcat ukrainase në Kursk të Rusisë, tha presidenca ukrainase.

Guvernatori i Sumit, Volodymyr Artyukh, i tha Zelenskyt se pas fillimit të operacionit të Ukrainës në Kursk, numri i granatimeve prej matanë kufirit dhe numri i viktimave civile kanë shënuar ulje dramatike. Kjo ka mundësuar gjithashtu që të fillojë puna e riparimeve në infrastrukturë, e cila ka qenë shumë e nevojshme pas bombardimeve të mëdha ruse, sipas njoftimit.

Udhëheqësit e Ukrainës kanë sqaruar vazhdimisht se vendimi i tyre për t’u futur në Kursk ka për qëllim krijimin e një zone të sigurisë brenda Rusisë, për t’i mbrojtur cilët ukrainase nga bombardimet ruse nga matanë kufirit.

Ukraina e ka mohuar gjithashtu se dëshiron të fitojë territor rus.

Si një lëvizje e një gjenerali rus mundësoi pushtimin e Kurskut nga ukrainasit?

Gjenerali rus i profilit të lartë ishte përgjegjës për një plan që dobësoi mbrojtjen në kufirin e Kurskut me Ukrainën në fillim të këtij viti, sipas një raporti të ri, teksa Moska përpiqet të frenojë avancimin e Kievit më shumë se dy javë pas një inkursioni të befasishëm.

Gjeneral-kolonel Alexander Lapin, komandant i shquar rus i cili u kritikua për trajtimin e përpjekjeve të luftës së Kremlinit në vitin 2022, hoqi qafe një këshill të përbërë nga autoritete të ndryshme ruse të ngarkuara me sigurimin e kufirit rus me rajonin Sumy të Ukrainës, raportoi The Wall Street Journal të mërkurën.

Ukraina është më shumë se dy javë në shtytjen e saj tronditëse në Kursk, mijëra trupa të përfshira në përparimin më domethënës në territorin rus të njohur ndërkombëtarisht.

Forcat e Kievit përparuan shpejt përtej kufirit dhe shefi i ushtrisë ukrainase, gjeneral Oleksandr Syrskyi, tregoi të martën se Kievi ka nën kontroll pak më pak se 489 milje katrorë territor dhe 93 vendbanime në Kursk.

“Operacioni po rrjedhë saktësisht siç prisnim”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të shtunën.

“Tani ne po përforcojmë pozicionet tona. Baza e pranisë sonë po bëhet më e fortë”, shtoi Zelensky.

Zyrtarët e lartë të Rusisë kanë thënë vazhdimisht se trupat e saj, nën një “operacion kundër terrorizmit” të udhëhequr nga shërbimi federal i sigurisë, FSB, kanë ndalur arritjet e Ukrainës.

Kjo narrativw është në kundërshtim nga një numër blogerësh ushtarakë rusë me ndikim, burime ukrainase dhe analistë perëndimorë, përgjigja kaotike dhe deri më tani e pasuksesshme në ndalimin e përparimit të Kievit.

Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë, tha të martën se më shumë se 122,000 qytetarë përgjatë kufirit janë evakuuar.

Ritmi i arritjeve të Ukrainës, dhe ajo që duket të jetë një nivel i pakët i mbrojtjes ruse në rajon, janë një siklet për Moskën, edhe pse Ukraina sinjalizon se nuk ka ndërmend të mbajë një prani të përhershme në Kursk.

Lapin u hoq nga posti i tij si kreu i distriktit qendror ushtarak të Rusisë në tetor 2022, pasi kritikoi komandën ushtarake të Rusisë, që Ukraina rifitoi shpejt territorin në kundërofensivën e saj rrufe në atë kohë.

Komandanti rus u fajësua nga zëra të shquar në Rusi, si lideri çeçen Ramzan Kadyrov dhe ish-kreu tashmë i ndjerë i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, për rimarrjen nga Ukraina të Lyman, një qendër strategjike tranziti në Ukrainën lindore.

Raportet e medias shtetërore ruse nga fillimi i vitit 2023 sugjeruan se Lapin ishte emëruar shef i shtabit të forcave tokësore të Moskës.  Në pranverën e vitit 2024, ai u bë kreu i qarkut ushtarak të Leningradit, përgjatë kufirit perëndimor të Rusisë me NATO-n në Evropë.

Grossi konfirmon vizitën në centralin bërthamor në Kursk

Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, do ta vizitojë centralin bërthamor në Kursk të Rusisë javën e ardhshme, konfirmoi zëdhënësi i tij më 22 gusht.

Konfirmimi i kësaj vizite vjen në kohën kur që nga 6 gushti, Ukraina po zhvillon një ofensivë në rajonin rus të Kurskut.

“Mund të konfirmojmë [se vizita është planifikuar] për javën e ardhshme”, tha një zëdhënës i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, duke mos dhënë detaje të tjera.

Agjencia e OKB-së për energji bërthamore më 9 gusht i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të tregojnë “përmbajtje maksimale” në mënyrë që “të shmanget një aksident bërthamor që do të mund të shkaktonte pasoja serioze radiologjike”, teksa luftimet janë duke iu afruar centralit.

Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, po ashtu njoftoi për këtë vizitë më 21 gusht.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se kanë kapur dhjetëra vendbanime në rajonin e Kurskut, që gjendet në kufi me Ukrainën./REL

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase jep detaje për sulmin me dronë mbi Moskë

Ukraina ka përdorur rreth 50 dronë në sulmin e fundit në Moskë dhe rajonet tjera të Rusisë, që kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin e cilësoi si një prej sulmeve më të mëdha në këtë qytet.

E lidhur me këto sulme është deklaruar edhe kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov.

Sipas tij, sulmi ka ndodhur në mesin e 20-21 gushtit, kurse ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se dronët janë rrëzuar në rajonin e Moskës – derisa po lëviznin drejt kryeqytetit rus.

Budanov tha se dronët kishin shënjestruar qendrat e inteligjencës në qarkun e Podoslkut në periferi të Moskës, sikurse edhe ato në afërsi të aeroportit Ostafyevo.

Dronët gjithashtu shënjestruan bazën ushtarake Millerovo në rajonin e Rostovit, rreth 850 kilometra në jug të vendit.

Budanov theksoi se Ostafyevo ishte një “shënjestër e rëndësisë së lartë”, për faktin ise është një  bazë ajrore nga ku nisen për sulme në Ukrainë aeroplanët luftarakë rusë. 

Marina ukrainase shkatërron pikat e ruajtjes së municioneve në Kiburn Spitin e pushtuar rus

Një njësi e Marinës së Ukrainës ka shkatërruar pikat e ruajtjes së municioneve dhe karburantit në Kinburn Spit në Detin e Zi.

Në videon e publikuar shihet një shpërthim i fuqishëm, dhe një zjarr në shkallë të gjerë që ka përfshirë objektin e magazinimit.

Videoja është postuar nga Marina e Ukrainës, duke njoftuar për një operacion tjetër të suksesshëm të trupave të Volodymyr Zelenskyt.

Gjatë 9 gushtit, forcat ukrainase për operacione speciale pranë inteligjencës ushtarake (DIU), ka kryer një bastisje në Kinburn Spitin e pushtuar në rajonin rus Mykolaiv.

Ata arritën gjatë këtij aksioni të shkatërrojnë makineritë edhe të gjashtë njësive ruse, dhe të vrasin afërsisht 30 ushtarë të Vladimir Putinit.

Sulmi i Rusisë në rajonin Sumy plagosi 5 civilë

Nga: A.Sh

Forcat ruse sulmuan 16 komunitete në rajonin e Sumy më 21 gusht, duke plagosur pesë civilë, sipas Administratës Ushtarake të Rajonit Sumy. Në total, 256 shpërthime u regjistruan në 113 sulme të veçanta në rajon.

Situata e sigurisë në rajonin Sumy u tensionua më shumë me fillimin e inkursionit ndërkufitar të Ukrainës në rajonin fqinj të Kurskut në Rusi, i cili filloi më 6 gusht.

Rajoni i Sumy kufizohet me rajonet Bryansk të Rusisë, Belgorod dhe ndan një kufi prej 245 kilometrash (152 milje) me rajonin e Kurskut.

Komunitetet e Khotin, Yunakivka, Myropillia, Bilopillia, Krasnopillia, Velyka Pysarivka, Putyvl, Nova Sloboda, Berezivka, Hlukhiv, Esman, Shalyhye, Druzhbivka, Seredyna-Buda, Znob-Novhorodske janë shënjestruar gjatë 2 orëve të fundit. Kryeqyteti rajonal i Sumy ishte gjithashtu nën sulm.

Shpërthime, zjarr raportohet në aeroportin në rajonin e Volgogradit të Rusisë

Nga: A.Sh

Shpërthime u dëgjuan në qytetin rus të Kalach-na-Donu në rajonin e Volgogradit gjatë natës më 22 gusht, pas asaj që duket të jetë një sulm me dron, raportuan disa kanale monitorimi Telegram.

Mësohet se incidenti u pasua nga një zjarr në një aeroport aty pranë. Rajoni i Volgogradit ndodhet rreth 900 kilometra në juglindje të Moskës.

Sulmi besohet të ketë shënjestruar bazën ajrore Marinovka në fshatin Oktyabrsky, afërsisht 20 kilometra nga Kalach-na-Donu. Dëshmitarët nga zonat e afërta raportuan se kishin dëgjuar nga gjashtë deri në 10 shpërthime të forta gjatë sulmit, të shoqëruar nga tingujt dallues të dronëve, sipas disa kanaleve ruse Telegram.

Banorët e Kalach-na-Donu filluan të raportojnë shpërthime rreth orës 3:30 të mëngjesit me orën lokale. Kanali Telegram Baza tha se një nga dronët dyshohet se u kap disa kilometra larg fushës ajrore, ndërsa mbeturinat nga droni i dytë ranë në një strukturë të përkohshme aty pranë duke shkaktuar zjarr.

Ministri i Mbrojtjes takohet me ligjvënësit amerikanë, lobon për lejet e armëve të gjata

Nga: A.Sh

Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov u takua me një delegacion dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara gjatë vizitës së tyre në Kiev më 21 gusht, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

"Unë theksova nevojën për të marrë leje të menjëhershme nga aleatët tanë për të përdorur plotësisht armët me rreze të gjatë kundër objektivave në Rusi," tha Umerov.

"Kjo është një çështje e mbrojtjes së qyteteve dhe fshatrave tona paqësore."

Kujotjmë, se në Ukrainë po vazhdon sulmi rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat