Forcat ruse kryejnë sulme në Ukrainë, të paktën pesë viktima

Bota

Forcat ruse kryejnë sulme në Ukrainë, të paktën pesë viktima

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Të paktën pesë civilë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pas një sulmi rus në qytetin Kostiantynifka, në Ukrainën lindore.

Guvernatori rajonal i Donetsk, Vadim Filashkin tha se ekipet e shpëtimit dhe policia janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në vendin ku  ndodhi shpërthimi.

“Ju bëj thirrje të gjithëve: kujdesuni për veten dhe qëndroni larg zonës së rrezikut”, tha Filashkin nëpërmjet një reagimi në platformën X.

Kostiantynifka është afër vijës së frontit në Donetsk, ku forcat ruse kanë bërë përparime prej muajsh.

Përparimi rus është përshpejtuar javët e fundit me trupat ruse që kanë nisur sulme të vazhdueshme kundër qytetit të Pokrovsk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat