Ukraina dhe Rusia vendosin të shkëmbejnë mbi 100 të burgosur

Bota

Ukraina dhe Rusia vendosin të shkëmbejnë mbi 100 të burgosur

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Rusia dhe Ukraina kanë vendosur të shkëmbejnë 115 të burgosur gjatë ditës së sotme.

Shkëmbimi raportohet se do të ndodh të shtunën pas negociatave të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky do të jetë shkëmbimi i parë i tillë i të burgosurve që kur Ukraina nisi ofensivën brenda Rusisë.

Zyrtari i Emirateve foli në kushte anonimiteti sepse detajet nuk ishin ende publike, shkruan reuters.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët rusë dhe ukrainas mbi shkëmbimin e supozuar.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se ukrainasit kanë rrethuar gati 3000 ushtarë rusë në rajonin e Kurskut në Rusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat