Bombardimet ruse në Kharkiv, plagosen pesë persona

Bota

Bombardimet ruse në Kharkiv, plagosen pesë persona

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një bombardimi rus në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës.

Shërbimi i emergjencave shtetërore të vendit tha se forcat ruse shënjestruan sot me raketa fshatin Novoosynove në rrethin Kupyan.

Katër gra dhe një burrë u plagosën ndërsa dy ndërtesa banimi morën flakë.

“Shpëtimtarët shuan zjarrin dhe parandaluan përhapjen e flakëve në shtëpitë e tjera”, tha shërbimi i urgjencës në Telegram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat