Sulme me raketa ndërmjet Izraelit e Hezbollahut, reagon Joe Biden

Bota

Sulme me raketa ndërmjet Izraelit e Hezbollahut, reagon Joe Biden

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 08:38
Joe Biden

Izraeli sulmoi Hezbollahun, grupi i kundërpërgjigjet duke lëshuar 320 raketa.

Aeroplanët luftarakë izraelitë po synojnë objektivat e Hezbollahut në Liban pasi zbuluan se grupi libanez do të lëshojë qindra raketa në drejtim të Izraelit.

Ka reaguar edhe presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka urdhëruar zyrtarët të mbajnë komunikime të vazhdueshme me autoritete izraelite rreth gjendjes në Lindjen e Mesme, raporton bbc.

Bideni ka deklaruar se do të “vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, deklaroi një zëdhënës i sigurisë kombëtare.

Pentagoni ka reaguar gjithashtu duke thënë se SHBA-ja është “e vendosur për të mbështetur” mbrojtjen e Izraelit.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant shpalli gjendjen të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme.

Kjo do të thotë se i jep Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) autoritetin për të vendosur kufizime në lëvizjen e civilëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat