Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA, gjenerali Charles K. Brown Jr., arriti në Izrael të dielën në mbrëmje dhe do të takohet me Shefin e Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), gjeneral-lejtnant, Herzi Halevi dhe komandantë të tjerë të IDF në Forumin e Shtabit të Përgjithshëm.
Komandantët do të diskutojnë me gjeneralin Brown çështjet e sigurisë.
Poashtu dhe çështjet strategjike rreth vendosjes së përbashkët në rajon, si pjesë e përgjigjes ndaj kërcënimeve në Lindjen e Mesme.
IDF tha se do të vazhdojë të thellojë marrëdhëniet e saj me ushtrinë amerikane nga një "angazhim për forcimin e stabilitetit rajonal dhe koordinimit midis dy ushtrive".