Po riparonin gomat, humbin jetën dy punonjës të kompanisë “Delta Airlines”

Bota

Po riparonin gomat, humbin jetën dy punonjës të kompanisë “Delta Airlines”

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Dy punonjës të aviokompanisë amerikane Delta Airlines humbën jetën dhe një tjetër u lëndua rëndë, në një aksident në hangarin e mirëmbajtjes së fluturakeve në Atlanta.

Punonjësit po servisonin një aeroplan – përkatësisht në rrota dhe një frena në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlanta.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si dhe pse ka ndodhur incidenti. E njëri prej të vdekurve ishte punonjës i Delta Airlines, kurse tjetri kontraktor.

“Familja Delta ka mbetur me zemër të thyer për humbjen e dy anëtarëve dhe një tjetër që është lënduar, si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në qendrën e mirëmbajtjes së fluturakeve në Atlanta.

“Jemi duke punuar me autoritetet lokale për të kryer një hetim të plotë, për të përcaktuar se çfarë në fakt ka ndodhur”, u tha nga Delta. Administrata Federale e Aviacionit ka bërë të ditur se janë të informuar për ngjarjen dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me aviokompaninë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat