12 të vdekur pas përmbysjes së një varke në Kanalin Anglez

Bota

12 të vdekur pas përmbysjes së një varke në Kanalin Anglez

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi një varkë u përmbys në Kanalin Anglez mëngjesin e sotëm, tha ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

“Ishte një përmbysje e tmerrshme në Pas-de-Calais, pranë Wimereux.

Numri i përkohshëm është i 12-të të vdekur, dy të zhdukur dhe disa të plagosur,” shkruan Darmanin në X.

Ai shton se shërbimet e urgjencës po punojnë për gjetjen e të zhdukurve dhe për t’u kujdesur për viktimat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat