Erdogan: Dënoj intervenimin barbar të Izraelit kundër protestës paqësore kundër okupimit në Bregun Perëndimor

Bota

Erdogan: Dënoj intervenimin barbar të Izraelit kundër protestës paqësore kundër okupimit në Bregun Perëndimor

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 00:30
Erdogan

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi “ndërhyrjen barbare të Izraelit ndaj protestës paqësore kundër pushtimit në Bregun Perëndimor”.

Deklaratat e presidentit Erdogan erdhën pasi aktivistja turko-amerikane Ayşenur Ezgi Eygi u qëllua për vdekje nga forcat izraelite sot gjatë një proteste kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në qytetin Beita të qarkut Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Duke u lutur që Allahu të mëshirojë Ayşenurin, presidenti Erdoğan deklaroi në X: "Si Türkiye, ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në çdo platformë për t'i dhënë fund kësaj politike okupuese dhe gjenocidale të Izraelit, e cila po vazhdon për gati një vit, në të cilën 41 mijë njerëz u masakruan, duke përfshirë fëmijë, të rinj dhe të moshuar, si dhe për të mbajtur përgjegjës Izraelin para ligjit për krimet e tij kundër njerëzimit".

Tensionet janë përshkallëzuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar teksa Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e Gazës, ku ka vrarë rreth 40.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, ku u vranë rreth 1.200 izraelitë.

Përpos kësaj, sipas autoriteteve palestineze, të paktën 691 njerëz janë vrarë dhe mbi 5.700 janë plagosur nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që atëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat