LIVE: Jepet paralajmërimi i fortë për Putinin, mund të marrë fund dramatik; Ukraina i bën “gjëmën” rusëve

Bota

LIVE: Jepet paralajmërimi i fortë për Putinin, mund të marrë fund dramatik; Ukraina i bën “gjëmën” rusëve

Nga: Bota sot Më: 8 shtator 2024 Në ora: 07:30 Përditësuar në ora: 23:26 më 08.09.2024
Pamje nga lufta në Ukrainë

Pesë të vrarë nga sulmet ruse në Donjeck

Pesë njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse në rajonin Donjeck në lindje të Ukrainës, njoftuan autoritetet rajonale.

Tre burra të moshës mes 24 dhe 69-vjeçare u vranë në qytezën Kostiantinivka, tha guvernatori Donjeckut, Vadym Filashkin, në Telegram. Katër persona të tjerë u plagosën, shtoi ai.

Dy burra të moshës rreth 50-vjeçare u vranë nga sulmet në qytezën Toretsk, rreth 20 kilometra në juglindje të Kostiantinivkas.

Transmetuesi publik i citoi zëdhënësen e zyrës së prokurorit në Donjeck, Anastasia Medvedeva, duke thënë se një grua u plagos në Kostiantinivka.

Rusia kreu sulme edhe në qytetin e Harkivit mbrëmjen e së shtunës, tha zyra e prokurorit rajonal. Prona e një biznesi privat dhe nëntë vetura u dëmtuan, ndërsa u plagos një roje e sigurisë.

Një ndërtesë banimi u përfshirë nga zjarri dhe 10 shtëpi private u dëmtuan në fshatin Mala Danilivka në rajonin e Harkivit. Katër persona u plagosën, tri gra dhe një burrë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, më 6 shtator u bëri thirrje partnerëve aleatë në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët e tyre për të goditur më thellë brenda tokës ruse.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha pas takimit se asnjë armë e vetme ushtarake nuk është vendimtare për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimi i plotë rus, dhe se përdorimi i armëve amerikane për sulme thellë brenda në Rusi nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës./REL

Ish-gjenerali amerikan bën paralajmërimin e fortë: Ja fundi i kreut të Kremlinit

Sundimi i Vladimir Putinit si president mund të marrë një fund dramatik pasi miqve të tij oligarkë t’i mbarojnë paratë ‘cash’, ka paralajmëruar një ish-gjeneral amerikan.

Ish-komandanti i ushtrisë amerikane gjeneral-lejtnant Ben Hodges i tha The Sun se si rusët e pasur që mbështesin Putinin mund të përfundojnë duke u kthyer kundër tiranit nëse ai refuzon të ndalojë luftën në Ukrainë.

Në fillim të pushtimit rus në Ukrainë në vitin 2022, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione të forta ndaj shumë prej këtyre oligarkëve.

Kjo i ndaloi atyre udhëtimet dhe asetet iu ngrinë, që do të thotë se shumë nga marrëveshjet e tyre ndërkombëtare të biznesit ranë.

Hodges thotë se këto sanksione, të cilat janë ende në fuqi sot, mund të jenë një faktor kyç në rrëzimin e Vladit pasi manjatët vazhdojnë të jenë të frustruar nga kufizimet.

“Në një moment oligarkët, rrethi i brendshëm, do të lodhen nga të gjitha kufizimet ndaj tyre, përfshirë edhe pasurinë”, u shpreh ai, duke shtuar “në një moment, ata do të thonë nuk mund t’i dërgojmë fëmijët në shkolla në Londër ose në Stanford”.

“Atëherë mendoj se diçka mund të ndodhë”, thekson ish-gjenerali.

Sanksionet ndaj oligarkëve u panë si një dredhi e zgjuar për të shtyrë disa prej tyre të shkojnë kundër Kremlinit. Shumë prej tyre u detyruan të luftojnë midis ruajtjes së identitetit të tyre kombëtar dhe mbështetjes së mikut Putin ose dënimit të pushtimit dhe largimit nga Rusia.

Qindra zgjodhën të mbështesin luftën, ndërsa fshiheshin nga Perëndimi. Por pas më shumë se dy vjet e gjysmë që nga kufizimet, Putini vazhdon të kryejë sulme të përditshme në tokën ukrainase.

Hodges thotë se tani është koha për të mbajtur presionin mbi Rusinë dhe individët e saj të pasur dhe të fuqishëm. “Ne duhet ta izolojmë Rusinë diplomatikisht, ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht nga pjesa tjetër e botës. Atëherë ne duhet t’i ndëshkojmë sa herë që bëjnë gjëra. Humbja e Rusisë duhet të jetë objektivi ynë strategjik, që do të thotë se ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta arritur atë”, shprehet ai.

Një mënyrë tjetër se si Hodges mendon se Putini mund të rrëzohet nga froni është përmes reagimit të qytetarëve.

Në mars, Putin doli fitues me 87 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale – duke e mbajtur atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Por nëse besimi në udhëheqësin e tyre afatgjatë fillon të zbehet, atëherë ndryshimi mund të lindë shpejt.

“Ju nuk i shihni realisht protestat në rrugë në Rusi siç keni parë edhe në Minsk në Bjellorusi apo edhe në kryeqytetin e Iranit Teheran.
Ju nuk e shihni këtë në Rusi. Dhe unë mendoj se në një moment kjo do të ndryshojë”, shprehet ai.

Miqtë e afërt oligarkë të Putin

Roman Abramovich, pasuria neto: 7.5 miliardë £.

Ish-pronari i klubit të futbollit Chelsea është një nga oligarkët më të njohur rusë për shkak të kohës së tij në Angli. Politikani 57-vjeçar dhe manjati i biznesit u detyrua të shiste Chelsean në vitin 2022 pasi u godit me sanksione, por ai nuk mori asnjë nga të ardhurat nga shitja.

Ai zotëron aksione në gjigantin rus të çelikut Evraz dhe prodhuesin e nikelit Norilsk Nickel.

Vladimir Potanin,pasuria neto: 19 miliardë £.

Me një vlerë prej rreth 19 miliardë paund, Potanin dikur konsiderohej si njeriu i dytë më i pasur në Rusi dhe i 10-ti më i pasur në botë. Ai ishte në listën e Thesarit të SHBA-së me individë të lidhur ngushtë me Putinin. Pasi fitoi paratë e tij në kredi për aksione në Rusi, ai tani zotëron Interros, që është një konglomerat rus me aksione në sektorët e minierave, energjisë, financave, shitjes me pakicë dhe të tjerë.

Genadi Timchenko, pasuria neto: 17.3 miliardë £

Me vlerë rreth 17.3 miliardë paund, Timchenko, 71 vjeç, ka qenë një aleat i ngushtë me Putinin që nga vitet ’90. Atij i janë ngrirë asetet dhe i është ndaluar të udhëtojë në Britani për shkak të lidhjes së tij me pushtimin e Ukrainës. Timchenko ka lidhje me naftën ruse pasi ai bashkëthemeloi Gunvor, tregtari i katërt më i madh i naftës së papërpunuar. Që atëherë, kompania ka ndërprerë lidhjet me oligarkun. Ai është aksioner në Rossiya – një nga bankat ruse që Boris Johnson sanksionoi kur ishte kryeministër.

Vladimir Lisin, pasuria neto: 20 miliardë paund.

I listuar në listën e Thesarit të SHBA-së, Lisin, 68 vjeç, zotëron Novolipetsk Steel, një nga kompanitë më të mëdha të çelikut në Rusi. Në vitin 2020, ai dhuroi 123 milionë rubla për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve me atrofi muskulare kurrizore. Në vitin 2010 ai u rendit si njeriu më i pasur në Rusi.

Boris Rotenberg, pasuria neto: 886 milionë paund.

Ai është një nga oligarkët që do të goditet me sanksione nga Britania e Madhe. 68-vjeçari ka një pasuri me vlerë prej 886 milionë paund dhe ka qenë shok fëmijërie dhe sportist bashkë me Putinin në xhudo. Ai është bashkëpronar i SMP Bank dhe është sanksionuar për përdorimin e rolit të tij në bankë për të mbështetur qeverinë ruse.

Vladimir Litvinenko, pasuria neto: 2.3 miliardë £.

Një nga emrat më të njohur të epokës së Putinit është Vladimir Litvinenko, 69 vjeç. Ai ishte menaxher i fushatës së Putinit, zotëron aksione në kompaninë kimike ruse PhosAgro dhe është rektor i Universitetit të Minierave në Shën Petersburg që nga vitet ’90. Sipas Forbes, ai ka një pasuri rreth 2.3 miliardë paund.

Leonid Mikhelson, pasuria neto: 21 miliardë paund.

69-vjeçari Mikhelson është CEO i Novatek, i cili është prodhuesi i dytë më i madh i gazit natyror në Rusi. Ai ka një pasuri me vlerë rreth 21 miliardë paund dhe është i lidhur ngushtë me Timchenkon si dhe me Putinin. Mikhelson gjithashtu ka aksione prej 30.6 për qind në Zao Sibur, e cila është kompania më e madhe petrokimike ruse.

Zelensky: Situata në frontin e Pokrovskit është përmirësuar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se situata në frontin e Pokrovskit është përmirësuar ditëve të fundit, pavarësisht se refuzoi të jep detaje derisa situata të stabilizohet.

Këto komente i bëri Zelensky gjatë një interviste me gazetarët.

“Fillimisht situata atje nuk është e lehtë, por u jam mirënjohës ushtarëve tanë”, tha presidenti ukrainas.

“Situata është më e mirë në 3-4 ditët e fundit. Kam diskutuar për të gjitha detajet me komandantin e ushtrisë Oleksandr Syrskyi”, shtoi i pari i shteti të Ukrainës.

Zelensky pranoi se nuk dëshiron në këtë kohë të jap komente shtesë – derisa situata në atë rajon të stabilizohet.

Ukrainasit zhvillojnë teknologjinë e lirë për të luftuar dronët rusë

Ukraina ka arritur me sukses të zhvillojë dhe adaptojë teknologji të lirë të kapaciteteve anti-dronë.

Dronët janë bërë një mjet shumë i rëndësishëm në luftë – ku mijëra prej tyre fluturuan muajve të fundit përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, por Kievi është detyruar t’i modifikojë ata si pasojë e mungesës së armëve të mjaftueshme por edhe kostos së lartë të sistemeve të avancuara të mbrojtjes kundërajrore.

Si rezultat i kësaj, Kievi ka arritur t’i modifikojë – duke kërkuar armë më të lira për të mbrojtur qiellin e saj – pasi raketat e sistemeve të avancuara të mbrojtjes kundërajrore janë shumë të shtrenjta.

Ukrainasit kanë përdorur sisteme të ndryshme – përfshirë ato amerikane siç janë Patriots. Ato janë shumë efektive, por çdo bateri e Patriot kushton rreth 1 miliardë dollarë dhe çdo raketë e saj pothuajse 4 milionë dollarë.

Kostoja e shkrepjes së një rakete të epokës së Bashkimit Sovjetik, nga sistemi raketor S-300 kushton 140 mijë dollarë – kurse përdorimi i atyre amerikane NASAM rreth 500 mijë.

Pra ka një kosto tejet të lartë – në veçanti nëse merret parasysh se do të përdoren për rrëzimin e dronëve Shahed, ku një i tillë kushton 16 mijë dollarë.

Në anën tjetër, Rusia ka dërguar më shumë se 60 dronë për të sulmuar Ukrainën vetëm gjatë të premtes mbrëma.

E kompania ukrainase Besomar që prodhon dronë, ka njoftuar se ka zhvilluar teknologjinë e “interceptimit të dronëve” që mund të rrëzojnë dronët rusë që tashmë janë përdorur në fushëbetejë.

Nga ISW-ja kanë njoftuar se forcat ukrainase kanë përdorur dronët për të rrëzuar helikopterët rusë. 

Pesë të vrarë nga sulmet ruse në Donjeck

Pesë njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse në rajonin Donjeck në lindje të Ukrainës të shtunën, njoftuan autoritetet rajonale.

Tre burra të moshës mes 24 dhe 69-vjeçare u vranë në qytezën Kostiantinivka, tha guvernatori Donjeckut, Vadym Filashkin, në Telegram. Katër persona të tjerë u plagosën, shtoi ai.

Dy burra të moshës rreth 50-vjeçare u vranë nga sulmet në qytezën Toretsk, rreth 20 kilometra në juglindje të Kostiantinivkas.

Transmetuesi publik i citoi zëdhënësen e zyrës së prokurorit në Donjeck, Anastasia Medvedeva, duke thënë se një grua u plagos në Kostiantinivka.

Rusia kreu sulme edhe në qytetin e Harkivit mbrëmjen e së shtunës, tha zyra e prokurorit rajonal. Prona e një biznesi privat dhe nëntë vetura u dëmtuan, ndërsa u plagos një roje e sigurisë.

Një ndërtesë banimi u përfshirë nga zjarri dhe 10 shtëpi private u dëmtuan në fshatin Mala Danilivka në rajonin e Harkivit. Katër persona u plagosën, tri gra dhe një burrë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, më 6 shtator u bëri thirrje partnerëve aleatë në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët e tyre për të goditur më thellë brenda tokës ruse.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha pas takimit se asnjë armë e vetme ushtarake nuk është vendimtare për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimi i plotë rus, dhe se përdorimi i armëve amerikane për sulme thellë brenda në Rusi nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Forcat ruse bombardojnë Ukrainën gjatë natës, dy viktima dhe disa të plagosur

Forcat ruse kanë vazhduar sulmet gjatë natës në qytetin verilindor të Ukrainës, në Sumy.

Si pasojë e bombardimeve dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë.

Gjithashtu sipas autoriteteve ukrainase dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në banesa.

Kievi vazhdon sulmet kundër Rusisë

Kievi ka vazhduar të nisë sulmet e veta kundër Rusisë.

Në rajonin kufitar rus të Voronezh të shtunën, guvernatori Aleksandr Gusev tha se një sulm me dron kishte shkaktuar një zjarr dhe shpërthimin e "objekteve shpërthyese".

Duke shkruar në mediat sociale, ai tha se ishte shpallur një gjendje e jashtëzakonshme për rrethin Ostrogozhsky të rajonit dhe se disa fshatra ishin evakuuar.

Ai nuk dha emrat e fshatrave të prekur dhe u bëri thirrje ndjekësve që të mos shpërndajnë foto apo video të zjarrit që mund të gjeolokohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat