Rusia dhe Kina zhvillojnë stërvitjet më të mëdha detare në 30 vitet e fundit

Bota

Rusia dhe Kina zhvillojnë stërvitjet më të mëdha detare në 30 vitet e fundit

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 18:37
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin njofton fillimin e stërvitjeve detare me Kinën në përpjekje për të kundërshtuar SHBA-në në Paqësor.

Putin paralajmëroi këtë të martë Shtetet e Bashkuara kundër përpjekjeve për të kapërcyer Moskën në Azi, ndërsa luftanijet ruse dhe kineze filluan stërvitjet e përbashkëta detare, më të mëdhatë në epokën post-sovjetike.

Putin tha se stërvitja më e gjerë strategjike “Ocean-2024” (Ocean-24), do të zhvillohet nga Mesdheu në Paqësor dhe do të testojë gatishmërinë luftarake të njësive dhe përdorimin e armëve me precizion të lartë, të cilat përfshijnë lloje të reja. Ai gjithashtu do të përfshijë mësimet e nxjerra nga “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë.

Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë forcimit të bashkëpunimit ushtarak me kombet miketha ndër të tjera Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat