Kanadaja mbështet përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina

Bota

Kanadaja mbështet përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Në kontrast me Gjermaninë, Kanadaja tha të premten se mbështet plotësisht përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina në luftën e saj kundër Rusisë.

Duke folur me gazetarët, Justin Trudeau tha se vendi i tij mbështet përdorimin e armëve nga Ukraina për të “parandaluar dhe penguar aftësinë e vazhdueshme të Rusisë për të degraduar infrastrukturën civile të Ukrainës”, raporton Reuters.

Kryeministri kanadez shtoi se Vladimir Putin po përpiqet të destabilizojë rendin ndërkombëtar, duke thënë:

“Kjo është arsyeja pse Kanadaja dhe të tjerët janë të qartë se Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë kundër Rusisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat