Bëhet shkëmbimi i 103 të burgosurve ukrainas, Zelensky: Njerëzit tanë u kthyen shtëpi

Bota

Bëhet shkëmbimi i 103 të burgosurve ukrainas, Zelensky: Njerëzit tanë u kthyen shtëpi

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 13:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka shpërndarë fotografi të 103 të burgosurve ukrainas të luftës të liruar në një shkëmbim me Rusinë.

Përmes një shkrimi në “X”, Zelensky tha se 82 nga ukrainasit ishin ushtarë dhe rreshterë.

Derisa 21 ishin oficerë, duke përfshirë roje kufitare dhe oficerë policie, shkruan Sky News.

“Ata po mbronin rajonet e Kievit dhe Donetskut, rajonet Mariupol dhe Azovstal, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kharkiv”, ka shtuar Zelensky.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat