Katër udhëheqës të ISIS-it u vranë në fund të gushtit

Bota

Katër udhëheqës të ISIS-it u vranë në fund të gushtit

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Katër udhëheqës të ISIS-it u vranë si rezultat i një sulmi në Irakun perëndimor në fund të muajit të kaluar, tha ushtria amerikane të premten.

Komanda Qendrore e ShBA-së i identifikoi katër udhëheqësit si Ahmad Hamid Husayn Abd-al-Jalil al-Ithawi, i cili ishte përgjegjës për të gjitha operacionet e ISIS në Irak; Ebu Hamami.

I cili mbikëqyri të gjitha operacionet në pjesën perëndimore të vendit; Abu-Ali al-Tunisi, i cili mbikëqyrte zhvillimin teknik, dhe Shakir Abud Ahmad al-Issawi, i cili ishte përgjegjës për operacionet ushtarake në Irakun perëndimor, shkruan CNN.

“CENTCOM mbetet e përkushtuar ndaj ‘shkatërrimit’ të ISIS, i cili vazhdon të kërcënojë Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë, dhe stabilitetin rajonal,” tha në njoftimin për shtyp komandanti i CENTCOM, gjenerali Michael Erik Kurilla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat