“Nuk kemi asnjë sekondë për të humbur”, shefja e OKB-së për ndihmën në Gaza: Po i lëmë civilët në baltë! Situata është katastrofike

Bota

“Nuk kemi asnjë sekondë për të humbur”, shefja e OKB-së për ndihmën në Gaza: Po i lëmë civilët në baltë! Situata është katastrofike

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Zyrtari më i lartë i OKB-së që mbikëqyr ndihmën dhe rindërtimin në Gaza ka thënë për BBC se komuniteti ndërkombëtar po “lë në baltë” civilët e pafajshëm në territor.

Sigrid Kaag, e cila u emërua nëntë muaj më parë, në mënyrë që të ndihmonte në përmirësimin e shpërndarjen e ndihmave të nevojshme, tha se një raport që ajo do të paraqesë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ishte “shumë i zymtë dhe ndoshta i errët”.

Ajo e përshkroi situatën në bazë si një katastrofë.

Ne nuk po i plotësojmë nevojat, e lëre më të krijojmë perspektiva dhe shpresë për civilët në Gaza”, tha ajo.

Në një intervistë të rrallë, Koordinatorja e lartë e OKB-së për Veprimin Humanitar dhe Rindërtimin në Gaza tha se sistemet për të ofruar ndihmë – duke përfshirë rrugët e shumta tokësore dhe detare për në Gaza – tani janë vendosur.

Dhe OKB-ja po punon gjatë gjithë kohës dhe njerëzit po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë.

Por ajo e quajti Gazën “vendi më i pasigurt në botë për të punuar”.

Zonja Kaag tha se një “stopim” i konfliktit ndërkohë që jepen ndihmat, nuk po funskionon.

“Nuk po funksionon, ose po funksionon në mënyrë të pamjaftueshme, për t’i bërë operacionet të realizueshme”, sqaroi ajo.

Javën e kaluar OKB-ja tha se një tjetër nga autokolonat e saj të ndihmave që shkonin në Gazën veriore u bllokua nga forcat izraelite dhe agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se një shkollë e OKB-së që funksiononte si strehë ishte shënjestër e një sulmi ajror izraelit, duke vrarë 18 persona. OKB tha se gjatë persona nga stafi i sja humbën jetën në këtë sulm,
Izraeli akuzoi Hamasin për përdorimin e objektit si “një qendër komandimi dhe kontrolli” dhe tha se luftëtarët e Hamasit ishin në mesin e të vdekurve.

OKB raporton se afro 300 punonjës të ndihmës, më shumë se dy të tretat e stafit, janë vrarë deri më tani në luftën e Gazës.

Zonja Kaag, një nga të paktët zyrtarë të OKB-së që takoi zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, i përshkroi diskutimet e saj si “konstruktive”.

Por ajo theksoi se midis angazhimit dhe kohës që duhet për të parë zbatimin e dukshëm dhe të prekshëm, kalon shumë kohë.

“Nuk ka asnjë ditë, asnjë sekondë për të humbur,” tha ajo për BBC në një intervistë nga Nju Jorku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat