Raporti i OBSH: Një person vdes nga pickimi i gjarprit çdo 4 deri në 6 minuta

Bota

Raporti i OBSH: Një person vdes nga pickimi i gjarprit çdo 4 deri në 6 minuta

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Një person vdes nga një pickim gjarpri çdo katër deri në gjashtë minuta thotë OBSH.

Derisa shton se më shumë se një e treta e të gjitha viktimave janë nën 20 vjeç.

Gjatë një konference në Gjenevë, eksperti i OBSH-së, Davis Williams, tha se “1,8-2,7 milionë raste të kafshimit të gjarpërinjve ndodhin çdo vit, duke rezultuar në rreth 81,000-138,000 vdekje”.

Shumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, tha Williams, ndërsa theksoi se rreth 1.2 milion njerëz vdiqën nga kafshimet e gjarpërinjve vetëm në Indi në 2000-2019, pra mesatarisht 58,000 në vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat