E rëndë! Biznesmeni goditet me thikë nga vajza e tij, 33-vjeçarja: Babai më dhunoi

Bota

E rëndë! Biznesmeni goditet me thikë nga vajza e tij, 33-vjeçarja: Babai më dhunoi

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Yoshihiro Hidaka, presidenti i prodhuesit japonez të motoçikletave Yamaha Motor, dyshohet se u godit me thikë nga vajza e tij, duke pësuar lëndime të lehta.

33-vjeçarja, Hanna Hikada, u arrestua me dyshimin për tentativë vrasje.

E reja dyshohet se ka tentuar të vrasë babanë e saj 61-vjeçar me thikë kuzhinë. Nga ana tjetër, 33-vjeçarja ka deklaruar në polici së ishte dhunuar nga babai i saj.

Yamaha Motor deklaroi zyrtarisht se për momentin nuk do të komentojë rastin, pasi është çështje private dhe hetimet po vijojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat