OKB për shpërthimet në Liban: Jashtëzakonisht shqetësuese

Bota

OKB për shpërthimet në Liban: Jashtëzakonisht shqetësuese

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Pas shpërthimeve të koordinuara të qindra pajisjeve të telekomunikacionit në Liban, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e një përshkallëzimi midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Këto zhvillime janë jashtëzakonisht shqetësuese, veçanërisht duke pasur parasysh se kjo po ndodh brenda një konteksti jashtëzakonisht të paqëndrueshëm”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, në Nju Jork.

“OKB-ja po monitoron situatën. Unë mendoj se ne nuk mund të përcaktojmë sa duhet rreziqet e përshkallëzimit në Liban dhe në rajon”, shtoi Dujarriq.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat